Thaçi: Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën (Video)

Pas miratimit të rezolutës për pranimin e Kosovës në UNESCO, ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka thënë për gazetarët, se ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën.

Lajme

21/10/2015 17:09

Ai ka falëderuar të gjithë miqtë ndërkombëtarë që kanë përkahur Kosovën.

“Vlerësoj se është një hap jashtëzakonisht i rendësishëm për Kosovën për pranimin e Kosovës në UNESCO. Kemi punuar bashkë më miqtë dhe partnerët tanë. Kosova e meriton që të anëtarësohet. Është një mbështetje jashtëzakonisht e fuqishme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për afirminin e shkencës dhe kulturës. Kosova është vend multi-etnik, falënderoj të gjitha vendet që kanë votuar pro, gjithashtu edhe vendet që kanë abstenuar do ta kuptojnë që në Asamblenë e Përgjithshme do të votojnë edhe më fuqishëm për Kosovën”, ka thënë Thaçi.