Thaçi flet për Kontratën Kolektive
Me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Hashim Thaçi e quajti Kontratën Kolektive si shumë të rëndësishme për punëtorët. Ai shprehi përkushtimin për të qenë garantues në zbatimin e saj.

Lajme
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur nënshkrimin e Kontratës Kolektive si një akt të rëndësishëm juridik për marrëdhëniet punëtor-punëdhënës.
Thaçi në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar për takimin me, siç thotë ai, përfaqësuesit e palëve të interesuara që kanë rënë dakord me përmbajtjen e kësaj kontrate.
Kontrata Kolektive e cila pritet të rregullojë raportet ndaj punëtorëve dhe punëdhënësve.
Kryeministri Thaçi tha se Qeveria e Kosovës do të jetë garantues i zbatimit të kësaj kontrate.
“Pak më herët takova përfaqësuesit e palëve të interesuara të cilat kanë rënë dakord me përmbajtjen e Kontratës Kolektive dhe janë të gatshëm tanimë që ta nënshkruajnë atë nesër”.
“Kjo kontratë është një akt i rëndësishëm juridik që do të rregullojë në mënyrë shumë më efikase dhe të ndershme, marrëdhëniet në mes të punëtorëve dhe punëdhënësit dhe do të ketë Qeverinë e Kosovës si garantuese të zbatimit të saj”.