Thaçi flet me shefin e NATO-s: Ushtrinë do ta bëjmë në koordinim me aleatët tanë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretatin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2018/06/36137359_2008888635848152_8706176550426378240_n-1.jpg)
Lajme
Thaçi këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se temë e bisedës ishte domosdoshmëriaa e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të FSK-së në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale.
Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
“Sot zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ne biseduam për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale. Ushtrinë e Kosovës do ta bëjmë duke u koordinuar gjithmonë me aleatët tanë.”/Lajmi.net/