Thaçi: Fëmijët janë e ardhmja e shoqërisë, të zotohemi për mirëqenie e të drejta të barabarta të tyre

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka theksuar se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë.

Lajme

01/06/2020 09:48

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrejtin social Facebook, Thaçi ka shkruar se, më shumë se kurrë në këtë ditë, duhet zotimi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Thaçit, pa ndërhyrje:

Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë.

Janë gjenerata më e re që do ta bëjë botën më të mirë.

Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më shumë se kurrë duhet të zotohemi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës.

Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen. /Lajmi.net/