Thaçi falënderon Togon

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka falënderuar shtetin e Togos për njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Lajme

02/07/2014 22:42

Thaçi e ka shfrytëzuar rrjetin Facebook për këtë falënderim ndaj Togos.

“Shteti afrikan Togo ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

E falënderoj qeverinë dhe popullin togolez për këtë vendim.

Urime njohja e 107-të e Republikës së Kosovës!”, shkroi Thaçi në profilin e tij në FB.