Thaçi dhe senatori McCain pinë kafe në publik (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimit zyrtar që kishte me senatorin McCain, të cilin e dekoroi edhe me medaljen “Urdhri i Lirisë”, e ka qerasur atë edhe me kafe.

Lajme

14/04/2017 11:52

Në fotot e publikuara nga Thaçi, shihet se ata kanë pirë kafe së bashku edhe në njërin prej lokaleve afër Qeverisë së Kosovës.

 Ky është postimi i Thaçit:

Senatorit dhe mikut të madh të Kosovës, John McCain, në emër të qytetarëve të Kosovës i ndava medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Në botë ka pak njerëz që mishërojnë më shumë se senatori McCain vlerat e lirisë. Në ditët tona më të vështira si komb, kemi gjetur frymëzim në shëmbëlltyrën e tij.

Me punën dhe angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës, senatori McCain dëshmoi se liria nuk është privilegj i të fortit, por e drejtë fondamentale për secilin njeri, për secilin komb.

Zoti e bekoftë miqësinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. HTH

17862592_1440343659369322_2812324746545048631_n 17884089_1440343656035989_7458466759567179115_n    ambasada-e-amerikes