Thaçi dekoron Sabri Fejzullahun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar këngëtarin, Sabri Fejzullahu.

ShowBiz

13/02/2019 16:40

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i cili i ka ndarë këngëtarit Medaljen Presidenciale të Meritave, shkruan lajmi.net.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikun tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë. HTH”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook.

Sipas presidentit, me këngët dhe humorin e tij janë argëtuar të gjithë gjatë tërë jetës. /Lajmi.net/