Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” dëshmorin Xhafer Avdullahu
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” tre dëshmorët e UÇK-së, Blerim Balën, Afrim Musliun dhe Xhafer Avdullahun.

Lajme
“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, i dekorova dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Blerim Bala, Afrim Musliu dhe Xhafer Avdullahu”.
Thaçi gjithashtu ka shkruar se pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve si Blerim Bala, Afrim Musliu dhe Xhafer Avdulalhu Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur.
“Lufta e UÇK-së gjeti mbështetje të gjerë në të gjithë hapësirën e Kosovës dhe me gjerë. Pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.
Xhafer Avdullahu kishte rënë heroikisht si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Aqarevë 21 vite më parë. /Lajmi.net/