Thaçi dekoroi ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Lajme

21/09/2020 19:50

Thaçi tha se me këtë vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i Grenell në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Atë që të tjerët s’e bënë Grenell e bëri shpejt, mirë dhe saktë”, tha Thaçi.

“Grenell arriti këtë sukses pasi të tjerët nuk e arritën. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë normalizim ekonomik. Jam shumë krenar që ju zoti Grenell keni punuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Jemi popullata më re e në Evropë, por popullata më pro-amerikane në botë. Një falënderim i veçantë shkon për presidentin Donaldt Trump për paqen dhe stabilitetin, dhe presim me padurim vizitën e presidentit Trump në Kosovë. Nëse u bë e mundur marrëveshja për normalitet ekonomik, ne besojmë se SHBA përsëri mund të arrijnë edhe marrëveshjen finale politike në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ceremonia e dekorimit të ambasadorit Grenell është bërë në ndërtesën e Qeverisë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të Republikës të Kosovës dhe SHBA-së.

Medalja Presidenciale e Meritave i ndahet Grenell për kontributin e veçantë në arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, me të cilën fuqizohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe rajon.//Lajmi.net/