Thaçi dekorohet me “Mirënjohje të Artë” nga luftëtarët shqiptarë në Kroaci

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po nderohet vetëm nga politikanët në Kroaci, por edhe nga shoqatat e luftëtarëve. Me motivacionin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë, formimin e institucioneve demokratike dhe politikën paqësore në rajon, Thaçin me titullin më të lartë “Mirënjohje e Artë”, e ka dekoruar edhe Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Kroacisë.

Lajme

09/04/2015 11:08

Gjatë takimit me luftëtarët shqiptarë dhe kryetarin e Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci, Esat Çollakun, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se Kroacia dhe Kosova kanë kultivuar gjithnjë marrëdhënie të mira.

“Jam i privilegjuartë jem me njerëzit që dhanë shumë për çlirimin e Kroacisë, poredhe për çlirimin e Kosovës dhe promovimin e afirmimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo që jetojnë. Keni qëndruar të bashkuar, pa dallime, në shërbim të afirmimit të shqiptarëve.Kujtoni ku ishim para 16 viteve. Kosova nën gjenocid, Shqipëria e parespektuar, shqiptarët të diskriminuar në rajon. Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të fuqishëm, Shqipëria tashmë është në NATO dhe në rrugë për në BE. Kosova është shtet i pakthyeshëm dhe në rrugë të sigurtë euroatlantike”, tha zëvendëskryeministri Thaçi.

6dekorhr2__4____

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci, Esat Çollaku, duke arsyetuar dekoratën për Thaçin, tha se lideri politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, kishte guximin dhe vizionin që askush nuk e kishte.

“Me kontributin dhe politikën e tij, z. Thaçi solli çlirimin e Kosovës. Shpalli pavarësinë dhe forcoi shtetin. Si lider i madh dhe i pakontestueshëm, Thaçi e vendosi Kosovënnë rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Eshtë burrështetas evropianqë angazhohet për paqe në rajonin e përgjakur, si dhe ështënjeriu më i votuar, më i besuar dhe është njeriu i shpresës nëKosovë dhe kudo në trojet shqiptare”, tha Çollaku.

Duke luftuar në Kroaci, sipas Çollakut, ata kanë luftuar edhe për Kosovën. Në luftën e Kroacisë, sipas tij, komuniteti shqiptar kishte mbi 3000 vullnetarë.