Thaçi: Askush nuk mund ta ndalë Kosovën në rrugën drejtë BE-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA), ka thënë se sa po ka nisur rruga e Kosovës drejtë BE-së.

Lajme

27/10/2015 13:28

Në një postim në twitter, Thaçi ka thënë se askush nuk mund ta ndalë Kosovën në këtë rrugë që sapo ka nisur sot.

“Ne sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit më Bashkimin Europian. Rruga jonë europiane zyrtarisht ka nisur. Këtë rrugë nuk mund ta ndalë askush” ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Tweet