Thaçi, arsimi në qendër të planit ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u ka thënë studentëve në Universitetin Haxhi Zeka të Pejës se në programin qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës, edhe çështja e arsimit do të vendoset në qendër të planit ekonomik për Kosovën.

Lajme

24/04/2014 19:33

Si njofton KP, Thaçi para studentëve dhe profesorëve të këtij universiteti ka folur për programin qeverisës, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për të ardhmen e studentëve pasi të kenë përfunduar studimet.

“Ne jemi të vetëdijshëm që duke investuar në arsim, investojmë ne ekonomi, investojmë në krijimin e vendeve të reja të punës, investojmë në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve. Unë dua të realizoj këto dy synime kryesore, dua të përkushtohem që ju të keni cilësi më të lartë të arsimimit në universitetet tona dhe që studimet tuaja të përputhen me ofertat që ofrohen në tregun e punës përtej këtyre mureve”, ka theksuar Thaçi.

Pas kësaj, kryeministri ka zhvilluar një bashkëbisedim të drejtpërdrejt me studentë të këtij universiteti.

(KosovaPress)