Thaçi: Ambasada e SHBA, bastion i promovimit të lirisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi është gëzuar për fillimin e punimeve në ndërtimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë. Ai këtë ndërtesë e ka quajtur kala të vërtetë.

Lajme

05/05/2015 21:22

Mesazhi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sot filluan punimet në ndërtesën e re të Ambasadës Amerikane. Para gati 20 vitesh, kur u hap Zyra amerikane e informimit, në Arbëri të Prishtinës, nga diplomati i parë i akredituar ndonjëherë në Kosovë Michael McClellan, kosovarët fituan një bastion të promovimit të lirisë dhe demokracisë, një shtëpi të shpresës se nuk jemi vetëm. Shumë gjëra kanë ndodhur që nga atëherë, përfshi edhe një luftë gjenocidale, por ja që sot Amerika do të jetë më prezente se kurrë fizikisht, me një kala të vërtetë të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë kosovarëve.

Urime U.S. Embassy Pristina, Kosovo për ‪#‎NewUSEmbPristina