Thaçi: 28 Nëntori na motivon edhe më shumë për punë dhe vizion të përbashkët euroatlantik

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook ua ka uruar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve. Ai ka thënë se kjo festë e flamurit, e cila na bën krenarë me të kaluarën tonë, duhet të na motivojë edhe më shumë për punë, paqe dhe vizion të përbashkët euroatlantik.

Lajme

27/11/2015 12:50

“Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është ngjarje e madhe kombëtare, që festohet me krenari nga shqiptarët kudo që jetojnë.

Bashkëkombësve tanë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi ua shpreh urimet më të thella dhe më të sinqerta me besimin se kjo festë e flamurit, që na bën të jemi krenarë me të kaluarën tonë, do të na motivojë edhe më shumë për punë, paqe dhe vizion të përbashkët euroatlantik.

Kjo datë na kujton datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.