Tha se të vaksinuarit kundër COVID rrezikohen nga sida, nisin hetimet ndaj presidentit brazilian

11:52 | 4 Dhjetor 2021

Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar një hetim mbi pretendimin e rremë të presidentit brazilian, Jair Bolsonaro se njerëzit që janë vaksinuar kundër Covid-19 mund të kenë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga SIDA.

Bolsonaro i bëri këto komente në një video të transmetuar drejtpërdrejt në platforma të shumta të mediave sociale në tetor. Pas këtyre deklaratave ai u pezullua përkohësisht nga Facebook dhe YouTube.

Presidenti brazilian ka hedhur shpesh dyshime mbi efektivitetin e vaksinave. Ai tashmë po përballet me një hetim të veçantë për trajtimin e tij të pandemisë.

Presidenti i sulmuar, i cili ka refuzuar të vaksinohet vetë, ka mbrojtur komentet dhe ka thënë se ai thjesht po citonte nga një artikull në një revistë.

Bolsonaro është kritikuar gjerësisht brenda dhe jashtë vendit për uljen e ashpërsisë së virusit, duke përfshirë dekurajimin e njerëzve për t’u vaksinuar, pavarësisht se Brazili po lufton me një nga shpërthimet më të këqija të koronavirusit në botë.

Komisioni parlamentar ka pasur akses në dokumente që tregojnë se qeveria ka injoruar të paktën 81 oferta vaksinash nga Pfizer në vitin 2020, shkruan A2.