Tha se Osmani po tenton të siguroj edhe një mandat përmes afërsisë me Trump, Presidenca paralajmëron padi ndaj gazetarit gjerman
Gazetari Michael Martens në një artikull të tij të publikuar në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka shkruar se Presidentja Vjosa Osmani është duke u përpjekur të sigurojë edhe një mandat si presidente përmes afërsisë demonstrative me familjen Trump. Aty përmendet bashkimi i Kosovës në nismën globale të Trumpit “Bordi i Paqes” dhe fakti që…
Lajme
Gazetari Michael Martens në një artikull të tij të publikuar në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka shkruar se Presidentja Vjosa Osmani është duke u përpjekur të sigurojë edhe një mandat si presidente përmes afërsisë demonstrative me familjen Trump.
Aty përmendet bashkimi i Kosovës në nismën globale të Trumpit “Bordi i Paqes” dhe fakti që sipas shkrimit, ky hap u ndërmor pa u konsultuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe se ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që ia hapi Osmanit derën drejt Trumpit.
Në lidhje me këtë, ka reaguar këshilltari i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Rinor Nuhiu.
Ai ka thënë se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur integritetin e institucionet dhe vendit që ajo drejton.
“Shpifja dhe përgojimi, akuzat e pabazuara dhe pretendimet e rreme të dukshme nga Michael Martens (i njohur edhe si Andric1961) i nënshtrohen përgjegjësisë civile dhe penale sipas ligjit gjerman. Presidentja Osmani i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit. Presidentja po konsultohet me avokatë në Gjermani me qëllim përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore për të mbrojtur integritetin e institucionit dhe vendit që ajo drejton”, ka shkruar Nuhiu në rrjetin social “X”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në “X”:
Defamation and slander, the unfounded allegations and demonstrably false claims by Michael Martens (aka Andric1961) are subject to civil and criminal liability under German law. President Osmani categorically rejects his defamatory claims and his dangerous dissemination of…
— Rinor Nuhiu (@RinorNuhiu) February 4, 2026