Tevezit i ndalohet hyrja në qytet, argjentinasi bën foto me policët
Carlos Tevez udhëtoi drejt qytetit të Tandilit për të praktikuar sportin e golfit por hyrja në këtë qytet iu ndalua.

Sport
Sulmuesi argjentinas u ndalua nga një postbllok policie pasi hyrja në këtë qytet është vetëm për banorët e zonës për shkak të pandemisë koronavirus.
Tevez njihet për pasionin e tij për sportin e golfit dhe merr pjesë në shumë turne por këtë herë gjërat nuk shkuan siç duhet.
Gjithsesi sulmuesi i Boca Juniors nuk e mori për keq këtë episod të pakëndshëm përkundrazi bëri foto me policët që e ndaluan dhe i falenderoi ata për punën që po bëjnë duke mbrojtur njerëzit nga rreziku.
Tevez vjen shpesh në këtë zonë dhe pemton se do vijë sërish dhe nuk do ndikohet nga kjo ngjarje. /Lajmi.net/