Tevez te ky klub i madh evropian

Carlos Tevez mund të rikthehet në futbollin evropian, pas përfundimit të këtij sezoni.

Merkato

30/01/2016 14:23

Carlos Tevez mund të rikthehet në Evropë, më saktësisht në Premierligë.

Nëse Antonio Conte emërohet në postin e menaxherit të Chelseas, italiani do ta transferojë sulmuesin e Boca Juniors, Carlos Tevez, raportojnë mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.

Conte tashmë ka kontaktuar me Tevezin duke tentuar ta bind që të kthehet në Premierligë ku kishte luajtur në West Ham dhe Manchester United.

Ai ka kontratë me Boca Juniors deri në korrikun e vitit 2018.