Tevez si Del Piero

Ligat evropiane të futbollit përfshirë Serie A janë në pushim pas ndeshjeve miqësore ndërkombëtare dhe dueleve të barazhit që do të përcaktojnë skuadrat e fundit pjesëmarrëse në Kampionatin botëror 2014. Andaj, është koha ideale për të bërë analiza. Një e tillë sjell një rezultat: Carlos Tevez si Alessandro Del Piero, shkruan e përditshmja sportive nga…

Sport

15/11/2013 10:10

Ligat evropiane të futbollit përfshirë Serie A janë në pushim pas ndeshjeve miqësore ndërkombëtare dhe dueleve të barazhit që do të përcaktojnë skuadrat e fundit pjesëmarrëse në Kampionatin botëror 2014.

Andaj, është koha ideale për të bërë analiza. Një e tillë sjell një rezultat: Carlos Tevez si Alessandro Del Piero, shkruan e përditshmja sportive nga Torino, Tuttosport.

Del Piero është Del Piero, e ka shhkruar historinë e Juventusit, dhe ka statistika ndoshta të paarritshme, si dhe zë vend në zemrat e të gjithë tifozëve të klubit.

Mirëpo, përforcimi i ri argjentinas është duke shkuar hapave të ish kapitenit të Juventusit, duke e shpaguar investimin e bërë për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City.

Numri 10 i Tevezit, i trashëguar nga Del Piero, është fanella më e shitur në Juventus Store, më tepër se ato të Andrea Pirlos, Arturo Vidal, kapitenit Gianluigi Buffon dhe yllit të ri Paul Pogba.

Për më tepër, Tevez është edhe lider në fushën e lojës, duke qenë një prej futbollistëve më të aktivizuar nga trajneri Antonio Conte deri më tani gjatë këtij sezoni.