Tevez në vend të Suarezit

Liverpool ka gjetur zëvendësuesin e Luis Suarez ose Daniel Sturridge në rast se ndonjëri prej tyre vendos të largohet nga klubi në fund të sezonit. Ai është ylli i Juventusit, Carlos Tevez.

Sport

26/04/2014 15:40

Juventus mund t’ia sheh sherrin sezonit fantastik të sulmuesit Carlos Tevez.

Ylli argjentinas ka përfunduar në radarin e Liverpoolit, që në fund të këtij sezoni rrezikon të humb njërin prej dy sulmuesve kryesorë mes Luis Suarez ose Daniel Sturridge.

Nëse Reds nuk arrijnë t’i mbajnë dy prej yjeve më të mëdhenj të ekipit, atëherë do të hidhet në sulm për angazhimin e Tevezit, kanë njoftuar tabloidët britanikë të shtunën.

Nga ana tjetër, Juventus tashmë ka të caktuar një takim me përfaqësuesin e Tevezit, për të përmirësuar kontratën e tij për sezonin e ri. Gjithçka ende është në nivelin e spekulimeve, mirëpo në Angli duken të sigurt.

Nëse Liverpool nuk i reziston ‘sulmeve’ të Real Madridit për transferimin e Suarezit, ose nuk arrin të vazhdojë kontratën me Sturridge, atëherë objektivi kryesor do të jetë Tevez.

Sulmuesi i Bianconerëve nuk pritet të jetë i angazhuar për Argjentinën në Kampionatin botëror andaj përpjekjet e Liverpoolit për transferimin e tij mund të fillojnë menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni.