Tevez: Monaco? Preferoja Realin ose Barcelonën

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka thënë se në vend të Monacos, ai preferonte të takohej me Real Madridin ose Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

22/03/2015 18:10

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez, preferonte Real Madridin dhe Barcelonën për kundërshtar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët do të takohen me Monacon, por ylli argjentinas preferonte duelin me ndonjërin nga gjigantët e La Ligës.

“Monaco? Preferoja Realin ose Barcelonën”, deklaroi Tevez për “Sky Sport”, pas ndeshjes me Genoan ku realizoi golin e fitores 1:0.

“Të gjithë mendojmë se tashmë jemi kualifikuar në gjysmëfinale, por do të ndeshemi me një skuadër të fortë dhe nëse e nënqmojmë, rrezikojmë të eliminohemi”, u shpreh ai.