Tevez: Milan, kush je ti?

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez është kureshtar të sheh forcën e Milanit të ri të Filippo Inzaghit. Ai sonte pret një duel të madh në San Siro.

Sport

20/09/2014 10:47

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka thënë se është kureshtar të sheh reagimin e Milanit kur të vihet nën presion, gjatë duelit të tyre sonte në San Siro.

Rossonerët presin Bianconerët me maksimumin e pikëve mes tyre pas dy xhirove në edicionin e ri në Serie A.

Dhe, Tevez pret një ndeshje të madhe.

“Milani tani është një skuadër kompakte, të gjithë janë të bashkuar. Jam kureshtar të shoh se qfarë përmbajtje ka ky Milan, dua të shoh se si do të reagojnë nën presion. Ne jemi në krye që tri vjet, i takon atyre që të zhvillojnë ndeshjen e tyre. Do të jetë një ndeshje e madhe në një stadium legjendar”, deklaroi Tevez.

Ylli argjentinas po ashtu konfirmoi të ardhmen e tij në Juventus ku ka kontratë deri më 2016.

“Jam i bindur se do të mbetem në Itali deri në skadim të kontratës. A është ky Tevez më i mirë ndonjëherë? Mundem edhe më mirë”, përfundoi ai.