Tevez i uritur
Sikur nuk mjaftuan tre golat e skuadrës së tij Juventus në fitoren 3:0 ndaj Napolit të dielën mbrëma, por Carlos Tevez vazhdon të jetë i ‘uritur’. Përforcimi i ardhur gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City ka shfrytëzuar rrjetin social Tëitter për të ngacmuar kundërshtarin e mbrëmshëm. “Dua të haj një tjetër napolitane, por…

Sport
Sikur nuk mjaftuan tre golat e skuadrës së tij Juventus në fitoren 3:0 ndaj Napolit të dielën mbrëma, por Carlos Tevez vazhdon të jetë i ‘uritur’.
Përforcimi i ardhur gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City ka shfrytëzuar rrjetin social Tëitter për të ngacmuar kundërshtarin e mbrëmshëm.
“Dua të haj një tjetër napolitane, por kësaj radhe le të jetë sikurse milaneze”, shkroi Tevez në profilin e tij zyrtar, duke aluduar në pica. Tevez ishte titullar në fitoren e kampionit të Italisë të realizuar falë golave nga Fernando Llorente, Andrea Pirlo dhe Paul Pogba.
Edhe ai ishte afër golit por goditjet e tij u pritën dhe devijuan nga portieri i Napolit, Pepe Reina. Falë kësaj fitoreje, Bianconerët i janë afruar në vetëm një pikë liderit Roma.