Tevez i siguron Boca Juniors titullin e kampionit – River Plate gabon në ndeshjen e fundit
Kampionati argjentinas i futbollit ka pasur një fund dramatik, me xhiron e fundit që vendosi për titullin.
Sport
Boca Juniors dhe River Plate ishin dy skuadrat në garë për titullin, me River që printe me një pikë para xhiros së fundit, por që prishi gjithçka në fund, shkruan lajmi.net.
Në xhiron e 23-të, Boca fitoi 1:0 përballë Gimnasia, falë golit të Carlos Tevez, i cili erdhi në minutën e 72’ të takimit.
Në anën tjetër, në ndeshjen kundër Atletico Tucuman, River Plate nuk arritën më shumë sesa një barazim, që në fund i kushtoi me titullin.
River gjetën vetën në disavantazh qysh pas minutës së 19’, kur shënonte Javier Toledo.
Mysafirët arritën barazimin në minutën e 35’, me anë të Matias Suarez, por kjo ishte krejt çka ata konkretizuan nga ky takim.
Kështu, festa për titullin e kampionit i takon skuadrës së Boca Juniors, që tashmë ka 2/3 e titujve të kampionit në Argjentinë. /Lajmi.net/