Tevez i lumtur me fitoren

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez është shprehur tejet i lumtur me fitoren që arriti skuadra e tij në ndeshjen ndaj Milanit.

Sport

21/09/2014 00:05

Carlos Tevez shënoi golin e vetëm në fitoren ndaj Milanit, mirëpo atij nuk i bëjnë përshtypje arritjet individuale.

“Gjëja më e rëndësishme është arritja kolektive e jo individuale. Unë jam i lumtur që jam te kjo skuadër”.

“Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të përmirësohemi. Sot fituam një ndeshje shumë të rëndësishme. Milani i kishte rastet e veta, mirëpo unë jam i lumtur me rezultatin”.

“Ne kemi pritur një ndeshje të tillë, pasi ata shënuan dy fitore në këtë sezon”, përfundoi Carlos Tevez menjëherë pas takimit.