Tevez, goli i parë si mysafir nga viti 2008 (Video)

Juventus mposhti Malmon dhe shënoi fitoren e parë si mysafir në Ligën e Kampionëve pas 21 muajsh. Kurse, sulmuesi Carlos Tevez, realizoi për herë të parë në udhëtim gjatë garës, nga viti 2008. 

Sport

27/11/2014 10:38

Me fitoren ndaj Malmos, Juventus ka thyer dy tabu në kuadër të Ligës së Kampionëve. Bianconerët shënuan fitoren e parë si mysafir në kuadër të garës pas 21 muajsh.

Kurse, sulmuesi Carlos Tevez e gjeti golin e shumëpritur në një fushë si mysafir në Ligën e Kampionëve.

Ylli argjentinas nuk shënonte jashtë shtëpisë nga 20 shkurti i vitit 2008 kur Manchester Unitedi i tij barazoi 1:1 me Olympique Lyonin.

Kurse, ky i mbrëmshmi ishte vetëm goli i dytë si mysafir në karrierën e tij të deritashme në Ligën e Kampionëve.