Tevez gjen klubin e ri

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez do të largohet nga klubi për t’u transferuar tek ish skuadra e tij, Boca Juniors.

Sport

12/06/2015 11:38

Carlos Tevez do të rikthehet në Boca Juniors në kontratë dyvjeçare, ka bërë të ditur portali argjentinas “argnoticias.com”.

Sulmuesi i Juventusit do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, një vit para skadimit të kontratës me Bianconerët.

Boca Juniors thuhet se ka mposhtur konkurrencën nga Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain për transferimin e sulmuesit.