Tevez, 1988 ditë pa gol në Champions

Carlos Tevez është në kërkim të golit të parë në Ligën e Kampionëve nga 7 prilli i vitit 2009, ose saktësisht 1988 ditë. Ai do të mundohet të thyejë mallkimin sonte në duelin e Juventusit kundër Malmos.

Sport

16/09/2014 12:33

Sonte fillon edicioni i ri i Ligës së Kampionëve, si zakonisht i veqantë. Por, një futbollist do të jetë në mision të thyejë një mallkim të gjatë.

Carlos Tevez kërkon golin e parë në garë nga 7 prilli i vitit 2009 kur realizoi në barazimin 2:2 mes Manchester Unitedit dhe Portos: 1988 ditë, jashtëzakonisht të gjata për një futbollist të kalibrit të tij.

Sulmuesi i Juventusit nuk realizoi në edicionin e shkuar të garës, i pari i tij me Bianconerët. Në total, Tevez ka shënuar 7 gola në 52 paraqitje në bashkërisht Ligën e Kampionëve dhe Europa League, bilanc aspak i kënaqshëm për të.

Sonte, ai do të mundohet t’i jap fund mallkimit në duelin mes Juventusit dhe Malmos në Torino, në kuadër të Grupit A.