Teuta Selimi po vjen me këngë të re

Teuta Selimi ka paralajmëruar një këngë të re.

ShowBiz

14/11/2019 21:59

Teuta Selimi përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar fansat se ka finalizuar këngën e re, shkruan lajmi.net.

Projekti i ri i Teutës titullohet “Ja Fala”, ndërsa do ta sjell të shoqëruar edhe me videoklip, të cilin e punoi Max Productional.

Ajo bëri të ditur se kënga do të publikohet nesër (e premte) në orën 18:00.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe kjo artiste, këngët e së cilës priten mirë në publik. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B42sYXknh9w/