Teuta Sahatqija: Thaçi do të bëhet President

Pozita dhe opozita duhet të punojnë më tepër për Kosovën dhe të harrojnë interesat personale e partiake.

Lajme

05/02/2016 00:19

Kështu thotë kryetarja Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, që sipas saj, kjo ishte kërkesë e vazhdueshme në takimet e këtij komisioni sa ishin në Bruksel.

“Në Bruksel kemi marr sinjale të qarta, dialog konstruktiv mes pozitës dhe opozitës, parlamenti të funksionalizohet dhe të punojë në dobi të qytetarëve”, tha ajo në një emision në Tribuna Channel.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, sipas deputetes Sahatqija, zyrtarët në Bruksel kanë thënë se Kosova ka humbur një vit, dy herë nga gjashtë muaj dhe në rast të mbajtjes së tyre do të humbet edhe një vit tjetër.

“Mënyra se si po futemi në proces të zgjedhjes së Presidentit, sipas deputetes së LDK-së është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës dhe në rast që nuk arrihet të bëhet zgjedhja e Presidentit, atëherë brenda 45 ditëve vendi duhet t’ mbaj zgjedhjet, që është një skenar, por që nuk besoj që do të ndodhë, duke pasur parasysh në rënd të parë interesin e Kosovës”, tha Sahatqija.

“Koalicioni qeveritar ka një numër ta mjaftueshëm të votave dhe se marrëveshja e koalicionit do të duhej të vazhdojë dhe t’i jepet kohë kësaj Qeverie që të tregojë rezultate”, ka deklaruar ajo.