Teuta Sahatqiaj nis zyrtarisht punën si Konsulle e Kosovës në Nju Jork

Sahatqija e cila për një kohë të gjatë ka qenë deputete e LDK-së, ka vendosur që ta braktis këtë post për t’u shpërngulur në Amerikë

Lajme

13/06/2016 10:59

Ish deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqija e ka filluar zyrtarisht punën si Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Sahatqija e cila për një kohë të gjatë ka qenë deputete e LDK-së, ka vendosur që ta braktis këtë post për t’u shpërngulur në Amerikë, transmeton lajmi.net.

Ajo edhe në Facebook ka postuar mesazh për punën e re, tashmë si e punësuar zyrtarisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme. /Lajmi.net/