Teuta Krasniqi në dashuri me Venecian (Foto)
“Ti jetosh ëndrrat tua, është zgjedhje”, thotë përmes një mbishkrimi aktorja e njohur Teuta Krasniqi.

ShowBiz
Krasniqi, që gjatë gjithë kohës është në qendër të vëmendjes, duket se ka vendosur t’i jetojë deri në fund ëndrrat e saj.
Burime të “Kosovares” bëjnë me dije se bukuroshja e ekranit së fundi ka qenë në qytetin e dashurisë, në Venedik.
Në këtë qytet romantik, zakonisht shkojnë çifte të dashuruarish, për t’i konfirmuar ndjenjat e tyre të thella.
Me kë ishte Teuta në Venedik?
E kontaktuam për ta pyetur dhe përgjigja e saj ishte kjo: “Tash e tutje jeta ime private mbetet veç private dhe këtë aspekt të çmueshëm të jetës, do ta ruaj me xhelozi”, tha aktorja për “Kosovaren”.
Dihet se Teuta e ka shumë në qejf edhe shëtitjen , shëtitjen nëpër të gjitha qendrat e botës. Por , dihet se ajo është e dashuruar në qytetin e bukur, në qytetin e dashurisë , tek s’mundi të durojë pa shkuar këto ditë vape…
Po e përsërisim thënien e Teutës :” T’i jetosh ëndrrat tua, është zgjidhje./Kosovarja/