Tetovë, me kallashnikov vret dy nipër dhe plagos të vëllanë

Shkas i vrasjes së dy vëllezërve në fshatin Merovë të Tetovës është zënka familjare për dhenë. Jo zyrtarisht merret vesh se xhaxhai ka shtënë ndaj dy nipave me kallashnikov, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, kurse tjetri rrugës për në spital.

Lajme

07/05/2015 19:32

Sipas medieve shqiptare në Maqedoni merret vesh se edhe dy të plagosur të tjerë janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkupit. Policia e Tetovës ende nuk ka zbardhur zyrtarisht emrat e personave të përshirë në këtë vrasje familjare.

Në vendin e ngjarjes doli prokurori Prokuroria themelore në Tetovë, që udhëheq hetimet për vrasjen e dyfishtë gjatë së cilës humbën jetën dy persona, vëllezër në moshë 23 dhe 25 vjeç.

“Vrasja ka ndodhur në vendin e njohur si Jabllanicë, në fshatin Merovë të Tetovës. Mëngjesin e sotëm në periudhën mes orës 6 dhe 7 ka ndodhur zënka mes dy grupeve që janë në lidhje familjare. Në ballafaqimin mes tyre janë përdorë edhe armë zjarri, me ç’rast kanë humbur jetën dy vëllezër nga njëri grup, kurse babai i tyre ka marrë lëndime trupore. Nga grupi tjetër kundërshtar janë lënduar dy persona, të cilët me lëndime trupore janë transferuar në qendrën Klinike në Shkup. Hetimet e Prokurorisë themelore në Tetovë vazhdon në drejtim të grumbullimit të dëshmive materiale, me qëllim të ndriçimit të rastit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.