Tetë të vdekur nga stuhitë në jug të SHBA-së – Lajmi.net
Tetë të vdekur nga stuhitë në jug të SHBA-së
Autori: Lajmi.net BotaLajme 11:11, 16 April 2019
Së paku tetë njerëz vdiqën dhe dhjetëra u plagosën, si pasojë e stuhive në disa shtete në jug të SHBA-së.

Në Teksas, dy fëmijë vdiqën nga rënia e drurit mbi makinën e familjes së tyre.

Fëmijët ishin tre dhe tetë vjeç.

Vdekje u raportuan edhe në Misisipi, Teksas dhe Luiziana.

Disa të plagosur nuk janë ndihmuar për orë të tëra për shkak të pengesave nëpër rrugë, raportuan mediat amerikane.

Paralajmërime për tornado u lëshuan edhe në Ohajo, Karolinë të Jugut dhe Virxhinia.

Stuhitë kanë nisur të lëvizin tani drejt Bregut Lindor. /rel

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO