Tetë të vdekur, ky është numri i rasteve të fundit me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmua 754 raste të të infektuarve me virusin COVID-19.

Lajme

07/02/2022 14:57

Në të njëjtën kohë kanë humbur jetën tetë persona, transmeton lajmi.net.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se tani për tani janë 23.823 raste aktive në gjithë vendin.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.793.236 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Në total numri i rasteve aktive është 23.823./Lajmi.net/