Tetë lojtarët që debutuan te Kosova në vitin 2018

Kosova shkruajti historinë në futboll në vitin 2018.

Sport

31/12/2018 13:26

Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, Përfaqësuesja e Kosovës nuk u ndal me suksese.

Përfaqësuesja jonë arriti të kaloi në Ligën C në Ligën e Kombeve, pasi ishte në atë D, shkruan “lajmi.net”.

Bernard Challndes e mori kreun e skuadrës, duke e mbyllur vitin pa humbje.

Tetë lojtarë debutuan me ardhjen e trajnerit zviceran, e që treguan formë tejet të lartë:

Idriz Voca, Edon Zhegrova, Gjelbrim Taipi, Jetmir Krasniqi, Ardin Dallku, Lirim Kastrati, Shkelqim Demhasaj, Arijanet Muric.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë prurjet e Challandes te Kosova në vitin 2019. /Lajmi.net/