Testohet sistemi i ri i mbrojtjes raketore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses testin e parë të një sistemi të ri të mbrojtjes raketore, të krijuar për të mbrojtur forcat e NATO-s në Evropë nga sulmet me raketa balistike.

Bota

22/05/2014 11:03

Agjencia për Mbrojtje Raketore dhe Marina Amerikane kanë përdorur sistemin Aegis për të ndjekur një objektiv të simuluar nga ishulli i Havajeve, Kauai.

Prodhuesi i sistemit Aegis, Raytheon, ka thënë se mbrojtja do të jetë operacoionale në Rumani në vitin 2015, ndërsa në Poloni më 2018.

“Patëm një provë shumë të suksesshme të fluturimit dhe mund të them se është një arritje e madhe”, tha Brendan Scanlon , drejtori i programit Ageis, Lockheed Martin.

Testimi i mbrojtjes raketore vjen në kohën kur zyrtarë të NATO-s vlerësojnë se veprimet e Moskës në dhe përreth Ukrainës tregojnë se Aleanca Veriatlantike duhet ta trajtojë Rusinë si një kundërshtar dhe jo partner potencial.