Në fakt, pas rikuperimit të fushës së gjelbër dhe renovimit dhe dizenfektimit të ambienteve të brendshme të stadiumit, sonte është bërë edhe testimi i reflektorëve dhe gjithçka është në rregull dhe kjo arenë është plotësisht e gatshme për ndeshjet e Kombëtares A.
Duke qenë se tani jemi në pushimin e detyruar të garave, Federata e Futbollit e Kosovës është duke punuar pareshtur në të gjitha segmentet që të jetë sa më e gatshme për tri ndeshjet e Ligës së Kombeve që do t’i ketë në shtator, derisa pa dyshim mirëmbajtja e infrastrukturës së stadiumit është prioritet.
Me këtë rast FFK falënderon stafin e stadiumit, të cilët edhe në këto rrethana të pandemisë kanë punuar me përkushtim maksimal dhe si rrjedhojë kanë arritur që fushën e këtij impianti ta kthejnë në gjendje të shkëlqyeshme./Lajmi.net/