Testimi i Kamerave Kurth në Bjeshkët e Nemuna

19:10 | 17 Qershor 2014

Ariu i murrmë

Disa fotografi të kafshëve të egra fotografuar nga ERA group, si pjesë e testit te kamerave kurth në kuadër të projektit \”Programi per Rimekëbjen e Rreqebullit të Ballkanit\” në rajonin e Bjeshkëve të Nemuna.

Misioni i ERA group është që të nxitet dhe të rritet vetëdija dhe përgjegjësia e mjedisit.

Rajoni i Europës juglindore, ku vepron ERA konsiderohet si një nga zonat më të largëta në Europë dhe favorizohet nga UNEP si një vend i nxehtë për biodiversitet, dhe veçanërisht për mishngrënësit e mëdhenj.

Si rezultat i izolimit të saj dhe zonave malore të pamenaxhuara, ajo ka ruatur biodiversitet të lartë në florën dhe faunën, dhe ka shumë burime kulturore dhe natyrore që kanë nevojë për mbrojtje.

Përveç vlerës ekologjike dhe kulturore europiane të rajonit, projektet në rajon janë një mjet irëndësishëm për promovimin e paqes, stabilitetit dhe lëvizjes së lirë, duke i dhënë fund tensioneve ndërkufitare dhe ndëretnike, dhe lehtësimin e zhvillimit të qëndrueshëm të integruar.