Është koha e fundit që qytetarët të dallojnë informatat që marrin në media sociale dhe për këtë duhet reagim në radhë të parë nga Ministria e Arsimit, si institucion prijës në fushën e arsimit. Promovimi i edukimit medial duhet të bëhet bazuar në një strategji institucionale ku merren parasysh të gjitha parakushtet e nevojshme, si dhe karakteristikat e grupmoshave të ndryshme, sepse, kjo çështje, medoemos kërkon trajtim përkatës, varësisht nëse në fokus janë fëmijët, të rinjtë apo të rriturit/të moshuarit. Në këtë çështje janë disa sfida, të cilat janë paraqitur në një tekst të publikuar para më shumë se një viti. Ato mbeten të njëjtat edhe sot, për shkak se nuk ka ndonjë zhvillim a ndryshim thelbësor, qoftë në kurrikulat mësimore, në përgatitjen e kuadrit të mësimdhënësve për edukim medial, në krijimin e bibliotekës digjitale si pjesë e arsimimit joformal, e kështu me radhë.

Publikuar në hive-mind.

(Autori është profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës)