Testi më i shkurtër i inteligjencës në botë, i përbërë nga vetëm tri pyetje

Testet profesionale dhe ato të inteligjencës janë të popullarizuara, falë formulës së standardizuar që ofrojnë, e cila më pas tregon mesataren e inteligjencës.

Fun

29/04/2019 20:25

Testi i reflektimit kognitiv (CRT) cilësohet si testi më i shkurtër i inteligjencës (IQ-së) në botë, për shkak se përbëhet nga vetëm tri pytje, transmeton lajmi.net.

Ai vlerëson aftësinë tuaj për të identifikuar se një problem i thjeshtë mund të jetë më i vështirë sesa që mendohet në fillim. Sa më shpejtë që ta zgjidhni, aq më inteligjent jeni.

1. Një shkop dhe një top kushton totalisht 1 euro e 10 cent. Shkopi kushton 1 euro më shumë sesa topi. Sa kushton topi?

2. Nëse nevojiten pesë makina për pesë minuta për të ndërtuar pesë pajisje, sa kohë iu nevojiten 100 makinave t’i ndërtojnë 100 pajisje?

3. Në një liqen, ekziston një copë tokë e mbjell me zambakë. Çdo ditë, kjo copë toke dyfishohet në madhësi. Për ta mbuluar tërë liqenin, copës së tokës i nevojiten 48 ditë. Sa shumë kohë i nevojitet copës së tokës për të mbuluar gjysmën e liqenit?

Këto janë përgjigjet që një shumicë e njerëzve e mendojnë:

1. 10 cent

2. 100 minuta

3. 24 ditë

Përgjigjet duket se janë gabim.

1. Topi në të vërtetë kushton 0.05 cent

Nëse topi kushton X, dhe shkopi kushton 1 euro më shumë, atëherë do të jetë:

X + 1 euro

prandaj

Shkopi + topi = X + (X + 1) = 1.1

kështu

2X + 1 = 1.1, dhe 2X = 0.1

X = 0.05

2. Do të nevojiteshin 5 minuta për t’u prodhuar 100 pajisje.

Pesë makina mund të bëjnë pesë pajisje në pesë minuta; prandaj një makinë do të bëjë një pajisje në pesë minuta gjithashtu.

Prandaj, nëse kemi 100 makina që prodhojnë pajisje, ato mund të bëjnë 100 pajisje për pesë minuta.

3. Do të nevojiteshin 47 ditë që copa e tokës të mbulonte gjysmën e liqenit

Nëse copa e tokës dyfishohet në madhësi çdo ditë, ajo do të përgjysmohet në madhësi nëse llogaritet prapa. Pra, në ditën e 47-të, liqeni është gjysmë i uzurpuar.

Në një sondazh prej pothuajse 3,500 personave, 33 për qind i bënë të tri gabimet dhe 83 për qind gabuan në të paktën njërën prej pyetjeve. /Lajmi.net/