Testet e para përjashtojnë një dëmtim të rëndë për Piquen

Gerard Pique pësoi një lëndim në gju gjatë ndeshjes me Sevillan në kuadër të Copa del Rey.

Sport

04/03/2021 12:58

Testet e para të bërë nga Esport3 thonë se Pique nuk do të mungojë për shumë gjatë, pasi lëndimi nuk duket serioz, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi katalunas shënoi golin e fitores në minutë shtesë për t’i siguruar skuadrës vazhdimet.

Pique, edhe pse i lënduar, luajti gjatë gjithë ndeshjes pasi Ronald Koeman ka zhvilluar pesë zëvendësimet e mundshme.

Gjatë ditës së sotme ai do të ketë edhe ndonjë test tjetër, por nuk pritet që të mungojë shumë gjatë.

Do të shohim në qoftë se do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Osasuna./Lajmi.net/