Terry vazhdon me Chelsean

John Terry do të luajë edhe një vit me Chelsean. Qendërmbrojtësi anglez e ka vazhduar kontratën dhe do të jetë pjesë e Blues deri në qershor të vitit 2015.

Sport

13/05/2014 18:28

John Terry do të jetë pjesë e Chelseat edhe sezonin tjetër. Qendërmbrojtësi anglez e ka vazhduar kontratën për një vit me Blues, që nënkupton se ai do luajë në Stamford Bridge edhe një vit.

Lajmin e ka konfirmuar BBC. Ky ishte edhe një konfirmim se menaxheri Jose Mourinho llogarit në veteranin e mbrojtjes edhe një sezon. 

Terry ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës londineze, në arritjen e sukseseve në dekadën e fundit.

Terry është i vendosur që t’ia shtojë karrierës së tij të lavdishme edhe një titull kampioni, para se të pensionohet përfundimisht nga futbolli.