‘Terry, idioti më i madh’

Rio Ferdinand ka lansuar një sulm të ashpër në drejtim të kapitenit të Chelseas, John Terryt, për të cilin ka thënë se është një idiot shumë i madh.

Sport

14/09/2014 11:38

Ferdinand ka thënë se John Terry është ‘idioti më i madh’, për rolin e tij sa i përket racizmit në vitin 2011.

“Për mendimin tim, idioti më i madh do të jetë çdo herë John Terry”, shkruan Ferdinand në librin e tij autobiografik, fraza e të cilit është publikuar nga The Sun on Sunday.

Ferdinand ka thënë se ai nuk bisedon më me John Terryn apo Ashley Colen pas incidentit në të cilin u përfshi vëllai i tij Anton. Kapiteni i Chelseas u akuzua për fjalët ‘idiot i zi’, të cilët raportohet ti ketë thënë vëllait të Ferdinandit gjatë një ndeshjeje të Premier Ligës.

“Unë nuk kam biseduar kurrë me Terryn për këtë çështje. Unë nuk flas më me të, por edhe pse kanë kaluar tre vite, unë e kam të pamundur të harrojë dhimbjen që na ka krijuar ai”.