Terry do të largohet nga Chelsea

John Terry do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni. Derisa e përcjellin transferimin e Juan Matas tek rivali Manchester United dhe mirëpresin blerjen e re nga Basel, Mohamed Salah, tifozët e gjigantit londinez do të befasohen pasi të mësojnë se futbollisti që konsiderohej si lider i ekipit në dekadën e fundit, do…

Sport

24/01/2014 07:00

John Terry do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Derisa e përcjellin transferimin e Juan Matas tek rivali Manchester United dhe mirëpresin blerjen e re nga Basel, Mohamed Salah, tifozët e gjigantit londinez do të befasohen pasi të mësojnë se futbollisti që konsiderohej si lider i ekipit në dekadën e fundit, do të braktisë klubin gjatë verës, raporton Daily Mirror.

Kontrata e Terryt me Chelsean do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe klubi ende nuk ka dhënë indikacione se do t’i ofrojë marrëveshje të re për vazhdimin e qëndrimit në Stamford Bridge, edhe pse në të kaluarën ishte përmendur opsioni për ofrimin e kontratës së re njëvjeqare.

Terry është idhull i tifozëve të Chelseas

Burime të afërta me Terryn kanë njoftuar se ai është duke filluar të ballafaqohet me faktin se nuk do të jetë në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm.