Terrorizmi, të kërkuarit e Llazaratit mund të jenë në Greqi

Arrestimi i një të riu shqiptar në Greqi, i cili u deportua në Shqipëri, e ka shtuar vigjilencën e autoriteteve greke lidhur me rrezikun nga terrorizmi.

Lajme

29/04/2015 19:02

18-vjeçari nga Lushnja, me inicialet J.Ç, i cili u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës, më 23 prill të këtij viti, si i dyshuar për përfshirje në akte terroriste në Greqi. Ai u kthye mbrapsht nga pala greke në kufi, e cila kishte konstatuar se i riu akuzohej për veprime luftarake në shtetin fqinj, shkruan Shekulli.

Përveç 18-vjeçarit nga Lushnja, autoritetet e shtetit helen besojnë se, edhe katër të kërkuarit e tjerë nga policia shqiptare, Arbion Aliko, Alban Aliko, Viktor Aliko dhe Bervin Basho fshihen atje.

Policia shqiptare i ka shpallur në kërkim këta persona pasi akuzohen për sulmet me armë ndaj policisë në Lazarat, tentativë për vrasje dhe për shpërthimet me tritol. Nga profilet e të kërkuarve në “Facebook”, ata kishin postime që tregonin se ishin adhurues të ISIS-it.

Facebook

Gjatë muajit mars të këtij viti, në fshatin Lazarat janë bërë 6 sulme me tritol, nga të cilat pati vetëm dëme materiale. Motivi i këtyre ngjarjeve lidhej me veprimtarinë policore të goditjes së elementëve kriminalë gjatë operacionit policor “Lazarati 2014”. Policia e Gjirokastrës tha atëherë se, veprimet kishin qëllime terroriste, të pasqyruara edhe në rrjetet sociale.

Të mërkurën, liderët e Greqisë, Qipros dhe Egjiptit dhe ranë dakord për një shtim të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, pas shtimit të frikërave për përkeqësimin e kushteve të sigurisë në vendet fqinje, përfshirë Libinë.

lideret

Presidenti qipriot, Nikos Anastasiadhis dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras dhe ai egjiptian, Abdel-Fatah el-Sisi deklaruan të mërkurën se, do të shtojnë mbrojtjen dhe sigurinë dhe do të “diskutojnë informacionet e vlefshme” , kundër kërcënimeve terroriste.