Terroristi që masakroi myslimanët në Zelandë është mbështetës i Trumpit

Supremacisti i bardhë që kreu masakër në një xhami të Zelandës së Re, ka zbuluar se është mbështetës i Trump dhe se po shpresonte të shkaktonte një “luftë civile” në SHBA, gjatë manifestit të tij të sëmurë.

Bota

15/03/2019 11:34

Sulmuesi i armatosur, që e identifikoi veten në Twitter si Brenton Tarrant nga Grafton, Uellsi i Ri i Jugut, Australi, transmetoi live masakrën e tij brenda xhamisë Al Nur.

Tarrant ka publikuar një manifest 74 faqesh, në të cilat shpjegon arsyet prapa sulmit, sulm ky më i keqi ndonjëherë në Zelandë të Re, duke lënë të vdekur 49 njerëz dhe duke plagosur 48 të tjerë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Në dokument, Tarrant tha se e mbështetë Presidentin Donald Trump si një “simbol të identitetit të bardhë”. Tarrant kreu sulmin në xhaminë Al Nur në Christchurch rreth orës 13:30, gjatë kohës kur myslimanët po shkonin në xhami për ta falur xhumanë.