Terroristi i sulmeve të Parisit, arratiset në Siri?
Shërbimet e inteligjencës franceze besojnë se i dyshuar për sulmet e Parisit, Abdeslam Salah është arratisur në Siri, raporton CNN duke cituar burime të afërta me hetimin.

Bota
Policia beson se Abdeslam i kishte blerë detonatorët në Francë para sulmeve të 13 nëntorit, ku mbetën të vrarë 130 persona, transmeton lajmi.net.
Ky informacion është bërë i ditur pas shkrimeve të përditshmes franceze Le Parisien, se Abdeslam kishte blerë detonatorët në një dyqan të fishekzjarrëve në pjesën veriore të Parisit.
Me të kuptuar se për kënd bëhet fjalë, menaxheri i dyqanit kishte informuar menjëherë autoritetet të cilëve u tha se përmes fotografisë ka arritur të identifikojë personin që kishte vizituar dyqanin e tij. (lajmi.net)