‘Terroristët’ vrasin 14 ushtarë ukrainas

Separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës të enjten rrëzuan një helikopter ushtarak ukrainas duke vrarë 14 trupa qeveritare përfshi një gjeneral.

Bota

29/05/2014 16:33

Presidenti në detyrë, Oleksandr Turchynov, e njoftoi parlamentin se “terroristët” përdorën një raketë për të rrëzuar helikopterin në qytetin e kontrolluar nga separatistët të Sloviansk.

Ky është një nga sumet më të rënda ndaj ushtrisë ukrainase që kur dy rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk përpiqen të krijojnë mundësitë për shkëputje dhe bashkim me Federatën Ruse, ashtu sikurse bëri Krimea në muajin mars.

Presidenti I porsazgjedhur ukrainas, Petro Poroshenko, u zotua të enjten se do të merret me banditët, sic I quajti ai separatistët pro-rusë.  

Ndërkohë një nga udhëheqësit e separatistëve rrush, sipas VOA-s, ka deklaruar se grupi i tij po mban peng katër vëzhgues evropian që figurojnë të humbur që nga e hëna e kaluar.

Kryetari i bashkisë së Sloviansk, Vyacheslav Ponomarev, tha se vëzhguesit janë mire dhe mund të lirohen së shpejti. 

Ai tha se kishte paralajmëruar Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë se monitoruesit nuk duhej të udhëtonin në atë zonë, por se ata kishin shkuar atje megjithatë.

OSBE, një ditë më parë, kishte njoftuar se një grup me 11 vëzhguesish u ndalua në të njëjtën zonë, por më pas u lirua.

Vëzhguesit janë në Ukrainë si pjesë e një misioni për të ulur tensionet dhe për të nxitur paqen dhe sigurinë.