Tërnava: Njerëzit që luftojnë në ISIS nuk kanë të bëjnë me Islamin
Drejtuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tarnava, ka folur për shqiptarët që i janë bashkuar Shtetit Islamik e që po luftojnë përkrah xhihadistëve në Siri e Irak, si dhe për kërcënimet e tyre ndaj shteteve të Ballkanit.
Lajme
Ai ka thënë se këto kërcënime i sheh ashtu siç është duke i parë çdo shqiptarë. Sipas tij, njerëzit që janë duke luftuar në ISIS nuk kanë të bëjnë asgjë më Islamin, raporton Rrokum.
“Islami është i pastër. Islami nuk thotë se të vriten njerëz të pafajshëm. Islami është kundër dhunës e kundër terrorit dhe krimit. Islami është i pastër. Mirëpo, ata janë duke e keqpërdorur atë. Këtë po e bëjnë nisur nga mashtrime dhe injoranca e tyre, ose edhe nga parat e majme që marrin. Ajo luftë nuk është e shenjtë edhe ajo luftë është kundër islamit”, ka thënë Tërnava.